Eja o frymë, o dritë…


Albana Hodo

Eja o frymë, o dritë

 Në jam në gjumë, më zgjo

 Në qaj, jo, mos ki frikë

 Në lot më përqafo!

Sekrete kam shumë për të thënë

Mezi pres të vish këtë natë

Të tê hap zemrën e lodhur

 E të flasim ngadalë, gjatë…

 Eja, si fllad i lehtë Eja si anije shpëtimi

 Eja si ditë feste Eja si ilaç shërimi.

 Eja si dritë mëngjesi

Eja si dorë e shtrirë

 Eja si urë bashkimi

Eja si njeri i mirë…

Eja si këngë e bukur

 Eja i bardhë si një re

Eja, madhështor si qielli

Eja, i thjeshtë siç je!

 Eja, si rrahje zemre

Eja, si tingull i ëmbël

Në s’do të ta shoh fytyrën

S’ka gjë, eja në ëndërr…

Veç eja, kaq shumë lutem

 Ky malli im po më vret

Kjo pritje s’ka

E gjatë plott sa një jetë…

Eja, tëpres në kopsht

Në ballkon me lulet bashkë

 Kêngë për ty po këndojmë

Për ringjalljen tënde në Pashkë!

Eja, se lulet presin

 Eja, zemra rri zgjuar

Pret të mbushet me frymë

Mes lotësh mallpërvëluar…

Eja, përziri minutat Fshimi lotët

ngadalë Lejomë të të futem në gji.

Jezus, ringjallur me diellin në agim

Me flladin dhe lulet sapoçelur

 Me tinguj stërkalash mbi shkëmbinj

Në shpirtin malluar derdhur…

Jezus po dehem këtë natë

 Me dashurinë e pafundme për Ty

 Të flas mbi flakën e brishtë

 Me zemrën gjallë në gji…

 Jezus ke mall si unë?

A ke drojë me mua ta ndash?

 Qiejt t’i mbushësh me këngë

 Mes tingujsh aty të më mbash?

 Jezus, a fle si unë

 Me ëndrrën ti të më vish?

A ndjen vetmi ndonjëherë?

Dëshirë me mua të rrish?

 Të flasim për ditë të bardha

 Për botë më të mirë se imja

Të flasim për shpirtin e dlirë

 Bekime si ditën që linda..

Të flasim, tregojmë për lulet

 Sekrete si njerëzit në vesh

Ty në kopsht të të kemi

E mbret mes lulesh të jesh..

Ja kjo natë rilindjeje

Më solli kaq shumë gëzim

Bashkë me dritën e paqtë

Silli botës shërim…

Veç mos më harro

Zbathur më hyr në shpirt

Ringjallëm e mbushe këtë zemër

 Ringrije sërish në dritë!

About Post Author