Eja, të dalim, e dashur!Llesh Gjoka


Llesh Gjoka

Eja, të dalim, e dashur!

Ta shlyejmë ëndrrën e lemerisur që të rrëfeva

Ta çthurim namatisjen e gjatë

stisur nga stinë jo ndjellamira.

Eja, të dalim, e dashur!

Në kopshtin e luleve të Gustav Klimt

Pranvera po ngjyron, pse jo edhe dëshirat tona

Dhëntë zoti

Një dashuri të fjetur ta brerojë.

Eja, të dalim, e dashur!

Sot retë janë shpallur të paftuara

Ka nisur kjo kohë kthjellimi

Fusha me grurë po valëzon

Shiu mbeti pellgjeve i toritur

Zërat e fëmijëve rrugët po i pushtojnë.

Eja, të dalim, e dashur!

Oborri i shtëpisë po më duket një kafaz ngujimi

Asgjë këtu nuk është e mjaftë

Pemët e vetmuara

nuk po ma zëvëndësojnë pyllin.

Eja, e dashur, eja!

Duke shkuar larg së bashku

mund të takojmë dhe yllin.

ll@gjoka

19.04.2024

Mund të jetë art

Shiko statistikat

Mbulimi i postimit: 120

Të gjitha reagimet:

3Trandafile Malshi, Gori Stafa dhe 1 tjetër

Pëlqej

Komento

Ndaj