Eja trishtim


Vaggeli Diamanti

Eja trishtim

Eja trishtim, miku im i vjetër,

ta pijmë një kafe të hidhur-farmak.

Po s’të mjaftoi kafja e hidhur,

të qeras dhe një raki, a konjak.

Veç, mos e tepëro, siç e ke zakon,

me “ahh”, me “ohh” e “s’bëhet më kjo botë”,

se pastaj, unë miku yt besnik,

do të mbys pa mëshirë në gotë…

Në ndodhtë që edhe nga gota,

të dalësh i gjallë e fuqiplotë,

do vë në përdorim armën moderne;

në fb si mik do të bëj bllok…

About Post Author