Eja vargu i lotit tim!!!
Eja vargu im të shkojmē atje bashkē.
Atje ku u rrita se aq shumē kam mallē..
Buzë atyre valēve ti djeg kēmbēt nē zallē..
Përvëlim nē shpirt nga eshtra nē ashtē..
Eja fjalè e lot të shkojmë ku i kemi rrënjēt..
Në zërin e rapsodëve ku këndohen kēngēt..
Aty në ato thepa ku flet vetë burrēnia..
Nè gjoks të arbnisè janë trojet e mia…
Nē atē tokë mjaltë ku ferra të bahet lule..
Ku dua të klith shpirtin e të shfryhem nē muzē..
Të mē çpohen këmbët në ato rrugēt me guralecëve tē thërrmuar…
Të zhytem pluhurosur mos tē çohem kurrē…
Dufin që mē zien përbrenda vlon llavē..
Jetēs që më vrau e s.mund ta rrëfej askund..
Vitesh tē thērrmuara dhe pse jam gjallē..
Eja vargu im ti shpraz te ty nē muzë..
Ndaj eja tē ikim bashkē atje ku kam lerē..
Mē s.duroj brenda as valë as poterē..
Ku mu zu fillē ajo kēngē e pakënduar..
Njē varg pa tekst pa titull emēruar…
Eja muzë e përlotur ikim ku s.na sheh njeri..
Dua tē gjej strehë tē prehj shpirtin ku s.mban..
Nē pluhurin e harresës të mbytem përgjithnji..
Altarin e pamëshirshëm të ngre krye s.më lanē..
Eja ti lejmë pas sfidat e tërbuara kalueshëm dhimbshēm..
Të mos bindjes kryenece pa ulur pabindshēm..
Nē gjoks që po mē shpërthen furishēm si njē vullkan..
Si njē partiturē operistike luajtur mbi organo…
