Eklips-Valbona Kolaveri


Po zerohet nata,

Në kështjella të larta

Mendimesh,

Gjinjtë hënorë

Po enjten tek rrotullohen

Verbërisht,

Eklipsesh mbi mua

Unë,një e mesme

Mes nënës dhe bijës,

Shkapërcej male dënesash,

E fjalësh,

Të lidh lëmsheve të ditës,

Një të nesërme pa vaj,

Të qetë,dhe me dritë

Deshifroj shpirtin ngadalë ,

Manualësh gjaku,

Të marr zbulesa të paqta,

Tek i përulem nervit të ditës

Shëndërrimesh,

E ankthesh pres,

Të dëgjoj më shumë,

E të flas më pak ,

Keqkuptimesh

Në ngjizje sysh

Që digjen..