Artan Shabani






Ekspozita “THE SCULPTURE SHOW ” u inagurua më 22 qershor në galerinë Zenit, dhe vijoi në Promenade Gallery gjatë periudhes 7 – 23 korrik 2023. Kjo ekspozitë u mbështet nga Ministria e Kulturës dhe u zhvillua në kuadër të projektit Polifoni Ngjyrash, zbatuar nga Instituti i politikave të qëndrueshme.
“THE SKULPTURE SHOW ” vjen si një udhëtim në botën e artit të skulpturës nga shekulli i kaluar deri në ditët e sotme, përgjatë një dialogu të vazhdueshëm midis materies së skulpturës dhe gjuhëve bashkëkohore.
Ekspozita në grup me artistët e njohur; Arben Bajo, Adrian Çene, Mumtaz Dhrami, Skënder Hyseni, Billy Mazreku, Benard Lekgegaj, Helidon Xhixha, synon të përqëndrojë vëmendjen në rinovimin stilistik të skulpturës, e cila sot përballet me materiale dhe zgjidhje të reja, tregues të një kontaminimi të gjuhëve që bazohen si në botën natyrore, por edhe në përparimin e një shoqërie në zhvillim dhe ndryshim të vazhdueshëm. Skulpturat e ekspozuara vijnë si një vitalitet parësor që zhvillohet rreth shtyllave kozmike të ndjenjës ku gjuha shprehëse evoluon përmes një intelekti që i jep vlerë jo aq vetë veprës, por ndërtimit të saj përfaqësues duke arritur të kalojë vijën e horizontit për të shkuar përtej misterit që ndan egon nga bota.
“THE SCULPTURE SHOW” mund të lexojmë rrugën e gjuhës bashkëkohore skulpturore përmes formave komplekse, veprat në të cilat materiali çlirohet në materiale më të ndryshme si druri, guri, terrakota, bronzi, celiku pasqyrë etj, duke krijuar një dialog të pandërprerë me elemente më delikate e ndonjëherë të pëshpëritura, në harmoni me punët intime.
Veprat e artistëve janë reflektime mbi marrëdhënien midis përmasave të brendshme dhe të jashtme mbi një bukuri shpirtërore me fizionominë fizike të karaktereve individuale.
Në brendësi të hapsirës krijohet një hetim mbi marrëdhëniet midis skulpturës klasike dhe asaj bashkëkohore ku spektatori vendos një kontakt midis të tashmes dhe të ardhmes, realiteti i të jetuarit dhe i vdekjes mbivendosen gjatë përkimeve të tyre por në esencë aty mbretërojnë elemente të përsosmërisë dhe pavdekësisë. Protagonistët reflektojnë mbi gjendje ekzistenciale dhe sociale që kanë mundur me kërkimet e tyre artistike shumë personale dhe të na japin vizione të reja.