Elbasani im-Mirela Leka Xhava


Kushtuar qytetit tim të lindjes,Kalasë dhe Elbasanllinjve të mrekullueshëm.

Elbasani im-

Me mijëra kilometra larg e vij tek ti

Si dallëndyshe e largët në shtegtim

Me ujin e lumit tënd i laj sytë,Shkumbin

E të them mirmëngjes Elbasani im!

Mirmëngjes,u them kalldrëmeve ku kam ecur

Kishës së shën Marisë në Kala

Rrugës Egnatia ku takat më kanë ngecur

Sahatit që më zgjonte ëmbël në sabah.

Mirmëngjes, Elbasani im i bukur!

Fisniku im i lashtë plot sharm

Gurët të gdhendur me legjenda

Historinë të shkruar në damarë.

Me mijëra kilometra larg e vij tek ti

Si dallëndyshe e largët në shtegtim

Mos m’a prishni folenë gjer në kthim

Më thërret aroma portokallave, Elbasani im!

About Post Author