Elegji për Eseninin-Petro Sota 


Petro Sota

Si e tërbuar, po frynte era,

Më njëzetë e tetë dhjetor,

Tek hoteli “ Ingliterra “,

Do të shuhej, një meteor.

Meteori, që zjarr lëshonte,

Nëpër vargjet e poezisë,

Ky djalosh, po ëndërronte,

Të ish më i madhi i Rusisë.

Por ai do të jetë patjetër,

Përmbi altar, të poezisë,

S’mund të ketë asnjë tjetër,

T’i këndoj më bukur dashurisë,

Nëpër stepa, kur vraponte,

Ah, kjo moshë e djalërisë,

Bukuroshet me sy shikonte,

Shkruan vargjet e dashurisë,

Ato vargje, për dashurinë,

Që aromë lulesh, fshati binin,

Shpirtin gjithë aty e shkrin,

Shpirtin që kish, veç Esenini.

Por,lamtumirë, ëndërr e vrarë,

Që i solle, vetëm zhgënjim,

Kur frynte era si e marrë,

I shkulte drurët me tërbim.

I rrëzonte, pa pikë mëshirë,

Dhe i hidhte, thellë në hone,

Në Rusi, s’kish kohë të mirë,

Lamtumirë, revolucione.!

Mbrëmjet muzgu, i mbulonte,

Rrallë dukej, unazë e hënës,

Shpresën kot, po e kërkonte,

I pikëlluar, shkruan” letër nënës.”

I zhgënjyer, ky djalosh mbeti,

S’po shihte dritë, por errësirë,

Donte bojë, por atë çast s’gjeti,

Me gjak e shkroi,” Lamtumirë.”

Preu damarët, e i doli gjak,

Po i dridhej pena nëpër duar,

Nuk kishte bojë, i duhej pak,

Dy strofa vetëm për të shkruar.

Vetëm dy strofa, do i mjaftonin,

Akoma gjaku s’kishte ngrirë,

Por pika pika, do t’i pikonin,,

Për të shkruar, * lamtumirë “.

Por këto vargje, koha s’i tret,

Janë si floriri, gjithë shkëlqim,

“Të vdesësh, s’është e re në jetë,

Edhe të jetosh,s’është e re padyshim.”

Pika e gjakut, në letër binte,

Nëpër çarçafë, si lule mbeti,

Në dhomë t’hotelit, do të linte,

Ëndërrën e vrarë, vetë poeti.

E përcjellë këmbana përmbi re,

Me pikëllim, nga të gjithë në Rusi,

Ndoshta i lodhur, ka kohë që fle,

Por, si ylber, ndriçon në poezi,

Sepse qe dimër, por dhe acar,

Kishte ardhë, kohë e vështirë,

Por vetë Rusia, e kishte vrarë,

Prandaj i shkrojti ; “ Lamtumirë”.