Elegji për tim vëlla! –
—————
Sot pranë varrit tënd erdha!
Vetëm pa njeri!
Desha dy fjalë të bënim!
Vetëm ne të dy!
Ndërruam duhan,
Bëm dhe dy fjalë!
E ti më pyete,
Për familjen mbarë!
Njëritjetrit falje ne i kerkuam!
As kush në botë se di!
Njëri tjetrin sa e duam!
Se je në zemrën time,
E unë në tënden të ngrirë!
E falje të kërkova!
I rreptë nganjëher kam qenë!
Por veç zoti e din
Çmban zemra mbrendë!
Ti më ike ,
e vetëm më le!
Por unë nuk qava!
Lotët më ngrinë!
E bashkë diskutuam për burrërinë!
Sot plotë një vit!
Muaj dymbëdhjetë!
Që ti u largove nga kjo jetë!
Mijra mesazhe më erdhën për ngushllim!
A ato ishin shokët e tu të mirë!
A të largohem o i shtrejti vlla!
Pranë njëritjetrit jemi çdo moment!
Të kemi fëmijët të na rrojnë djemt!
Se zoti ymër kur të ket bërë!-
Do jemi bashkë dhe me babanë!
(SHKRUAR PRANË VARRIT TË VLLAIT SELMAN MARKUT)