Elegji për Tragjedinë e Otrantos…Sotir Kosta


Sotir Kosta

(28 Mars 1997)

Plagë e dhimbje të rënda,

dhëmbin shumë,e s`do të shkojnë,

nuk më buron zemra këngë,

s`ka doktor që ti shërojë..

Mora lot nga ato të nënës,

mora gjak nga ato lule,

mos bëj këngë më tha hëna,

por një Elegji për kuje..

Do shkruaj fjalët e zemrës

ashtu siç e di unë vetë,

për psherëtimat e nënës,

për atë Tragjedi të shkretë..

U nisën njerëzit me halle,

po deti i gllabëroi,

këtë tragjedi të madhe,

kombi kurrë s`do ta harojë..

Seç i ngriti dallgët deti,

Shqiponjat lanë foletë,

u tundën malet nga vëndi,

s`ishin pak, por njëqind vetë..

Varfëri ku i shpure,

tek një vdekje më gazepe,

u nisën si tufa lule,

u kthyhen nëpër sepete..

Ku vanë ata djem e vajza,

që nuk gëzuan dot jetën,

ëndërrat e tyre rinore,

Po ku ta gjejmë të vërtetën ??

Derdhën lot ç`do babë e nënë,

edhe ç`do vëlla e motër,

ishte mort nuk ishte këngë,

ulën kokën malet rrotull..

Kur lebetitej fëmija,

dhe foshnja në bark të nënës,

as krishti as perëndia,

nuk i dhanë forcë zëmrës..

Sikur u rrëzua hëna,

dielli e humbi shkëlqimin,

në ç`do vatër u pre kënga,

ç`do zemër ndjeu hidhërimin..

Helm në zemër,helm në gjak,

dhe dhimbja kockat i bloi,

ditë zie në ç`do prag,

helm në gjuhë,e helm në gojë..

Vaporët ndezën sirenat

Pulëbardhat ulën kokën,

Kalatë tundën bedenat,

rrëke loti lagën tokën..

Ismail Qemal zemër gurri,

kur dëgjoi për tragjedinë,

vuri dorën te flamuri,

e uli dhe shpalli zinë…