Elena Antoniou-Bashkë me mua qante hëna-Shqipëroi: Lefter Shomo


E L E N A A N T O N I O U

BASHKË ME MUA QANTE HËNA

(ΕΚΛΕΓΕ ΜΑΖΙ ΜΟΥ ΤΟ ΦΕΓΓΑΡΙ)

Νata kish rënë dhe nisa të ngashërehesha

Kur e mendoja se të përqafon një tjetër

Dhe me një këngë falskënduar po trishtohesha

Kur mora rrugën që të nxjerr te e jotja dere .

Nata ish ngjyrosur me krejt ngjyrat

e dhimbjeve

E porosita atë puthje të dërgonte

Natë e errët deri vonë afër zbardhimeve

Sa edhe djelli kish harruar të agonte.

Hëna bile’ , dhimbsej për mua dhe vajtonte

Fliste pa u ndalur për ty gjer në të gdhirë

Vajtonte ajo bashkë me mua dhe lëngonte

Ndjente që tretesha, më shihte plot mëshirë.

Nata kish rënë,mbytur lotësh po digjesha

Se çfarë ndjeja unë ti kurrsesi s’ kuptoje

Me ato sytë për të cilat unë tretesha

Ti me pasion e dashuri tjetër vështroje.

Më tmerronin hijezezat e kujtimeve

Ndërsa ti ne një tjetër jastëk natën kalove

Hënat e gjithë botës të vunë para gjykimeve

Që dashuri t’atillë ti lehtazi përçmove.

Shqipëroi: LEFTER ShomoΚ/ 03 e.a.α