Elena Antoniou-Kur Dëshiron-Shqipëroi: Lefter Shomo


E L E N A A N T O N I O U
KUR DËSHIRON( ΟΠΟΤΕ ΘΕΣ)

Natë u bëra për të nxënë sulmin e terreve
Shtëpi pa çelësa për ty, për hyrjedalje
Posa orvatem që të shmangem prej përkëdheljeve
Në jetën time ti ndërhyn porsi mëkatet.

Sa herë të teket hyn brenda trupit tim e zjarre ndez
Se do të ikësh përsëri , thua mandej
Duarve të tua e luan jetën time dhe e djeg
Çfarë të duash , kur të duash të më bësh , unë të le.

Rrugë u bëra t’u kënaqesh udhëtimeve
Sa herë ti kërkon prej meje të largohesh
Dhe sikundër luaj jetën time mes rreziqeve
Plagë dhe puthje bëhen njësh sa herë bashkohen.

Prapë do them s’ të dashuroj, lermë halleve
Dhe përsëri do ta coptoj më dysh veten time
Mijra herë do t’u betohem moskokëçarrjeve
Por çdo mëngjes, prapë me ty do t’i bëj zgjimet.

Shqipëroi: Lefter ShomoK/213 e.a.g.

About Post Author