Elena Antoniou-NUK ËSHTË VETËM…


E L E N A A N T O N I O U

NUK ËSHTË VETËM…
(ΔΕΝ ΕΙΝΑΙ ΜΟΝΟ..)

Nuk është vetëm që ty të ka mbetur
Përmbi çarçafat tona e jotja
kolonjë
Nuk është vetëm që unë jam dehur
Dhe mes dalldisë s’ di ç’ të bëj, s’ jam e zonjë. ..

Nuk është vetëm se më ke munguar
Lypsare bëhem çdo mbrëmje për puthjen tënde..
Nuk është vetëm se ndjej trishtuar
Kur fillikate, vetëm, pa njeri dal rrugëve…

Është se duhet t’ u bëj ballë gjykimeve
Dhe të pajtohem me gëzime krejt zhgënjyese
Është se me asgjënë tani duhet të jetoj
Dhe jetën time më pa ty ta orjentoj .

Nuk është vetëm që me të errur
Për cekjen tënde dhe një dhele përgjërohen
Nuk është që e vetme krejt kam mbetur
Në muzg ndjek hijen tënde dhe i kushtohem..

Nuk është vetëm se të kujtoj e dhe më shumë..
Dhe nuk duroj të mos të t’ kem në krah përgjithmonë
Nuk është vetëm që s’ kam më gjumë
Që në makth ,më të mos kthehet ëndrra jonë…

Shqipëroi nga greqishtja Lefter ShomoK/170 trad e .a. α 

About Post Author