Elena Antoniou-Qante me mua dhe hëna


 

 

ELENA ANTONIOU

QANTE ME MUA DHE HËNA

( ΕΚΛΕΓΕ ΜΑΖΙ ΜΟΥ ΤΟ ΦΕΓΓΑΡΙ)

Nata kish rënë, sapo nisa të ngashërehesha

Për sa mendoja se të përqafon një tjetër

Dhe me një këngë falskënduar sa trishtohesha

Rrugën mora që të nxjerr të e jotja derë.

U ngjye nata befasisht me ngjyra t’ dhembjeve

Puthje atë e porosita të t’ dërgonte

Natë pus , deri në dërgimin e rrezeve

Dhe dielli kish harruar të agonte.

Hënëza bile, dhimbej për mua dhe vajtonte

Fliste pa u ndalur për ty gjer në të gdhirë

Vajtonte ajo bashkë me mua dhe lëngonte

Ndjente që po tretesha e shihte plot mëshirë.

Hëna po vajtonte bashkë me mua.

Nata kish rënë e prej lotëve digjesha

Që nuk kuptove ndjenjën time që nga nisja

Me pathos tjetër panë sytë për t’ cilët dridhesha

Dashuruan tjetër sytë për të cilët vdisja

Edhe kujtimet më tmerrojnë si t’ zeza hijeza

Por ti në jastëk tjetër gjumin përzure

Gjyqin ta bëjnë tash të botës mbarë hënëzat

Që dashuri si edhe timen e përbuze.

Shqipëroi: LEFTER Shomo K 338μ .δ.α.