Elena Antoniou:Të më kujtosh
( NA ΜΕ ΘΥΜΑΣΑΙ)
Të më kujtosh si një histori tepër të ëmbël
Porsi një këngë të meslënë në dashuri
Posi një lutje, një mëkat të më përmendësh
Si penelatë mbi t’ jetës tënde bardhësi.
Dhe nëse s’ kam qenë dashuria e stërmadhe e jetës tënde
Nëse s’të lashë në trupin tënd shenjat e dhimbjes
Sikundër qesh e qan,mes burgut të
artë mbamë në mendje
Dhe të më kujtosh..
Të më kujtosh si atë librin e çmuar
Të cilit, faqet s’ia ka hapur asnjeri
Posi një plagë që lamtumira e ka lëshuar
Atë që s’ munde asnjëherë ta thuash ti .
Përkthyer nga origjinali: Lefter Shomo
