Eleni Bircaj-Thuaj shporru marrëzisë


Eleni Bircaj

  · 

Thuaj shporru marrëzisë

Çfarë fshihet pas syve të tu,të venitur,

përse je transformuar si vjeshta ,

thuaj yjeve dëshirën e dremitur,

përse te ka pllakosur heshtja?!

Ik nga retë që të kanë pushtuar

sa akoma stuhita nuk ka nisur,

thuaji shporru marrëzisë së kamufluar,

merr ngjyrat e pranverës së stolisur,eja.

Brenda teje qelizat jetojnë ,gjaku lëviz,

edhe pse je kërrusur mbi këmbët e tua ecën

dhe pse të vyshkën gonxhe ,je ende e filiz,

ktheja shpinën,vogëlushe,largoju humnerës!

About Post Author