Eleni Fotaqi-Çfarë horri paske qenë!


E L E N I F O T A Q I

ÇFARË HORRI PASKE QËNË

( TI KAΘΑΡΜΑ ΠΟΥ ΕΙΣΑΙ)

Dua kujtesë të bëhesh

Mos qeshësh dëshiroj

Çfarë hije, çfarë përbindësh

Të puthësh të mësoi?

Gjithë jeto më thonë

Vdekja më thua t’ ardhtë

Çfarë horri paske qënë

Çfarë thikëngulje e artë.

Engjëll të zi zotërove

Shpirtrat që merr me radhë

Që të durosh çmësove

Çmësove edhe të qash.

Dua të mos kujtohesh

Dua të mos harrosh

Pa mua si të zgjohesh

Pa gjumë dhe të qëndrosh.

Gjithë jeto më thonë

Vdekja më thua t’ardhtë

Çfarë horri paske qënë

Çfarë thikëngulje e artë.