
E L E N I F O T A Q I
DASHURIA KËRKON AJËR
Tashmë e dija se s’ pyet për mua
Mallin tim e dije gjithashtu
Pesë mollë kishe ti kafshuar
Duhej që e gjashtë t’ isha unë?
Hiqmu tej ,mos më qëndro afër,
Hiqmu tutje, m’u largo,
Se dashuria kërkon ajër
Hiqmu tutje pra, atë nuk e burgos!
Shihja se më luaje në zare
Shihje edhe ti që unë pres
Vargje dymbëdhjetë margaritarësh
Shkoqe dhe tani kërkon t’i gjej.
Shqipëroi: Lefter ShomoK/237e.f. α.