Eleni Fotaqi-Njëqindfletësh( Εκατοφυλλο)-Shqipëroi: Lefter Shomo


ELENI FOTAQI

NJËQINDFLETËSH( ΕΚΑΤΟΦΥΛΛΟ)

Njëqindfletësh në skëterrë

Dhe një thikë të mirëmprehur

Më ke vënë në shënjestër

Edhe qan që s’ paskam vdekur.

Mjaltë dhe hi, bashkë me vrerin

I trazon bashkë me pelinin

Më qiras ngapak së fshehti

Po as kështu s’ma merr dot shpirtin.

Në çfarëdo luftrash do fitoj

Po deshe çomë

Në se të vdes , ti e do aq fort,

Pra, dashuromë.

Mjaltë dhe hi………….

Pelini = bimë e hidhur helmuese

Shqipëroi: Lefter Shomo K/473 e.f.α.