Eleni Fotaqi:Dashuria s’ është e tillë-Shqipëroi : Lefter Shomo 


ELENI FOTAQI

( Η ΑΓΑΠΗ ΔΕΝ ΕΊΝ’ ΕΤΣΙ)

Sa herë thua ” eja”
Se” kur” unë s’ pyesja
Dhe atëherë të desha
Si për ditët dhe netët
Por edhe kur mungoja
Fshehtësisht të dashuroja .
Dhe kur thashë për njerëzit
Si je ti s’ do lotoja,
Ta rithem, të dashuroja.

Por dashuria s’ është e tillë
Nuk di se ç’ farë, po s’ është ajo
S’ e di se si, por s’ është e tillë.

“Mori fund” kur thërrisja
Paç hallall ç’ më ke marrë,
Prapë të doja, prapë..
Kur me fjalë të ashpra
Zemrën tënde e shpoja
E pra,prapë të doja…
Dhe kur shihja në degëza
Mbi to gjethe tridhjetë,
Të dashuroja përjetë.