Eli Elvira-PUTHJA


PUTHJA

Një puthje peng më ka mbetur

Është arratisur diku tej universit,

Kërkon një shteg të ri.

Mëkatare,

A luhet me dashuri!

Dhe mos më duaj,

Por s’ma ndalon dot

Që çdo mëngjes,

Pak nga pak

Të vdes.

Edhe unë peng e kam

Atë puthje,

Të të ndjeja thellë nën lëkurë

A ka më dëlirësi dashuri e pastërti se puthja e pengut,

Sa herë festojmë ditëlindje freskinë e ëmbëlsinë e puthjes së pengut duam të ndjejmë,

ajo është vetë dashuri.

About Post Author