Eli Kanina-E përndjekur


Eli Kanina

E PËRNDJEKUR

Unë di të rri pa bërë dashuri
Të marr frymë e të ushqehem
Të shkoj në punë e të kthehem
Të dal e të hyj në shtëpi
Natyrshëm të jetoj pa mungesë
Për shumë kohë di të rri…

Unë di të rri pa bërë dashuri
Sepse kam mësuar të pres
Kur dashuria të trokasë
Me rrahje zemre, pa stres
Nuk bëj dashuri nga halli
Me urdhër apo për interes…

Unë di të rri pa bërë dashuri
Sepse nuk di ta bëj shkel e shko
I jap kohë, përkushtim, shumë pasion
I jap ritmin e valles, tingujt e këngës
Unë di të rri, por nuk rri as një çast

Se dashuria më ndjek këmba këmbës…

ELIVERTA

About Post Author