Eli Zeneli
Arratisje

Jam arratisur sonte nga qelia e shpirtit tim,
Dhe si zog fluturues jam nisur drejt tek ti,
Çmendurisht sonte dua nga ti pak ngushellim,
Dhe çmendurisht sonte dua nga ti dorën tënde, a e di?
Ndaj mos ngurro, porten e shpirtit tënd, hapma bujarisht,
Dua t’ i ikën vetmise dhe dua tënden strehë,
Çudi, shpirtin tënd e dua në këtë natë çmendurisht,
Dhe e dua çmendurisht, më shumë seç e pandeh.
Dhe mos më quaj të çmendur, as të marrë mos më quaj,
Një çast ngushëllimi kam të drejtë ta kërkoj,
Se në ditarin e shpirtit tim me shkronja të mëdha do ta shkruaj,
Veç në këtë natë të errët lermë në shpirtin tënd të shpëtoj.