Eli Zeneli
Buzët që qeshin bukur
Sa herë më vije e sa herë më ikje
T’i hëngsha buzët që kaq bukur qeshin,
Më thoje.
.
O vesë e freskët mëngjesi,
O shi i ëmbël vere,
Vjen e ikën e buzën s’ma njome mirë njëherë.
O fllad i lehtë që flokun ledhaton,
Lëre syrin të shikojë burrin që dashuron,
Tek vjen me fytyrën e zbehtë,
E zemrën në dorë.
Zemra fort po rreh e trupi zjarr merr,

atje ku digjesh, o zemër, pervelohem unë.
Pse retë vijnë e ikin kaq shpejt
e syrin s’e mbyll dot më?
Më thuaj, më fto po deshte
e do vij të mbytem atje te lumi yt,
atje ku qielli pikturon veten
e ta krijon një det në sy.
Një yll syte mi verboi,
psheretimet tua dua t’i kem në vesh
si zjarre që djegin flakë vetminë.
O vesë e freskët mëngjesi,
O shi i ëmbël vere,
Erdhe e ike e buzën s’ma njome tërësisht
Asnjëherë!