Eli Zeneli:Fundi i një dashurie të pamerituar


Fundi i një dashurie të pamerituar

Ashtu siç dielli lëshon rrezet e tija, për t’na thënë se erdhi një ditë e re,

Ashtu erdhe ti me shikimin tënd dhe fjalët tua duke u bërë pjesë e zemrës sime.

Je kopshti i lumturisë sime, më thoje, i mbushur me trëndafila, që më dehin me aromën e tyre dhe më freskojnë me pika vese….

Njërin e dua me shumë, po, po se me sytë e tu të shkruar ngjan.

Kujdesem për të dimër e verë…

Je Euridikë e zemrës time, më the,

Dua të bërtas me të madhe për ty Euridikë,

Sa ta dëgjojë toka e qielli,

Se je e vetmja dashuri!

E lumtur dhe e dashuruar me Orfeun,

Do udhëtonin shtigjeve të pashkelura kurrë më parë,

Ndërsa ai do ushqente trëndafilin e ëndrrave të saj, me zjarrin e dashurisë.

Sa shpejt u shuan këto ëndrra,

Pjesë e mashtrimit dhe e gënjeshtrës paska qenë e gjithë kjo dashuri,

Trupi i tij nuk paska gjak të nxehtë,

Por ujë të ftohtë, si ai i alpeve…

Më mirë që ike dhe u zhduke,

I harruar përgjithmonë do mbetesh,

nga kjo botë ku veten mashtrove me gënjeshtra,

Nuk kuptove ç’është dashuria dhe as lumturinë e zemrës tënde nuk arrite ta dalloje…

Do shkruaj për tradhëtinë tënde,

Do shkruaj dhe për lumturinë time,

Ndarja me ty nuk ishte fundi i botës,

Por mbyllja e një dashurie të pamerituar.

About Post Author