Eli Zeneli:Gjerdan metaforash isha sonte


Eli Zeneli

gjerdan metaforash isha sonte

Ne lexojmë pafund libra

Romane novela dhe poezi lexojmë pafund,

Aty brenda tyre mbesin zemrat tona.

Qenka bukur, kur bëhesh muzë

Prandaj po e lë mënjanë hënën.

Sonte nuk dua të flas me të

Por me poetin dua të flas.

Hëna mund të jetë vetëm dëshmitare e dashurisë,

Thotë poeti.

Piktori ka penel pikturon gruan

Për ta bërë sa më hyjnore,

Poeti ka tingujt, ka fjalët

për ta bërë të bukur – perëndeshë

Gruan apo mua.

Sonte isha perëndeshë e tij

Gjerdan metaforash isha sonte.

Sonte Orfeu ishte i dashuruar marrëzisht

Në mua Euridikën.

About Post Author