Eli Zeneli:Mbrëmë të kam parë në ëndërr


Eli Zeneli

Mbrëmë të kam parë në ëndërr

Mbrëmë të kam parë në ëndërr,

Ndoshta ngaqë sot

kam Ditëlindjen time.

Kishim shkuar bashkë me pushime,

E si një balerine vallezoja me ty: Valsin e lumturisë.

Ti më thoje:

Do të ecim bregut të detit

Valët e simfonisë detare

Do të na i puthin këmbët

tona të zbathura.

Më tutje do të ndalojmë në një pyll me pisha

.

Dorën ma kishe hedhur mbi qafën time,

Unë të kisha rrethuar belin me dorën time

Ecnim e ecnim

Vazhdimisht më puthje me ritmin e valëve.

U vonova shumë, duhet të kthehemi

Sot je me mua më thoje, të dua të gjithën për vete,

A po e sheh se dashurinë tonë nuk e zë plazhi

Ajo po noton nëpër vale,

Me urimin: Gjithmonë bashkë.

Ushtima e valëve të detit të dashurisë më zgjoi,

O Zoooot, ishte një mrekulli!

Një Ditëlindje me shumë dashuriiii…

About Post Author