Elida Prifit:Do luftojë për drejtësinë


Do luftojë për drejtësinë

Në këtë muaj Shkurt
Fluturat më vonë vërdallë.
Qielli i pastër kaltërosh
Për njeriun mbushur me mall.

Unë rri ulur në ballkon,
Dielli rrezet hedh mbi kokë.
Lëmsh në grykë vetmia o shok
Për te gjithë hall i madh.

Shoh një lule tej matanë
Për mbi re zogjtë fluturojnë
Unë i shkreti mbyllur në kafaz
Për drejtësi me penë do luftoj.

Në shpirt dashuria buron,
Shkruaj vargje pa mbarim
Dhe pse jam në vetmi.
Ahh … Zot o Zot … A më dëgjon?

Shoh ca mace bisht përpjetë
Me maçokë xhiro bëj,
Sikur ma bëjnë për inate
Thonë ka ardhur dita jonë.

Dhe unë këngës ja marr
Ata, më shikojnë mua inat
U them..Jam këtu..jam e gjallë
Përcjell Shkurtin bej durim.

Nesër liri të gëzojmë,
Diell e bukuritë e natyrës.
Shpresa na bën me te forte
S’ka vështirësi te na mundi .

Elida Prifti
Greqi