Elida Prifti-VULLNET DHE GUXIM


Elida Prifti 

VULLNET DHE GUXIM

Mora guximin të fluturoj si një zog ,
krahëhapur si pëllumb i bardhë,
më shtynte nga pas një erë e hollë,
sa larg më dërgoi ,oh,sa larg.

Nga e para nga zerua fillova ,
si shqiponja folenë ta ndërtoj
Me dashuri e me lulet si kurora,
me hapat që vetëm nxiton e s’mbaron.

Shumë gjëra vetvetja më kërkon,
se kush mundohet ,i’a arrin qëllimit.
Vullneti kurrë nuk më mungon,
Dritë mirësie në forcën e besimit.

Njerëzit e mirë ,nuk i hedh kurrë poshtë,
kudo që të jem, kam zemrën e gëzuar.
Foleza ime është vatra më e ngrohtë,
dorën ua jap në tavolinën e shtruar.

Elida Prifti
Greqi të gjitha të drejtat autores të rezervuara !

About Post Author