Elida Prifti

Paqia e harmonia mbizotëroftë në botë
Ehh … Moj jetë e bukura jetë,
Ç’kemi hequr e dimë
Lotët spo ndalojnë nga syt
Për të nesërmen që si dihet
Ngjyra –ngjyra te vinë vërdallë
Varfëria po bën kërdinë
Më dhemb në shpirt s’duroj dot.
Nuk i duroj dot hileqar e gjakëpisa
Në kurrizin tonë lozin e bëjnë pazar.
Padrejtësia në fyte lak
Fatin tonë e mbajnë në dorë.
Hiqe fillin, e mos e këput
Dhëntë i mbyllen në stane
Blegërijnë për pak dritë e diell
Ehhh.o fukara i shkret
Mbetur pa punë ,e ,pa një kacidhe në xhep
Kam vite që po thërras, çirrem e ulëras
Zemra mijëra grimca rënë për dhe
Luftoj për një jetë të qete
Për drejtësi e paqe në Botë.
31.3.2022 Albania
Greqi te gjitha te drejtat autores rezervuara!!!