Elisabeta Gocka-Jetimit


Jetimit

Ah… ky dhjetor i rreckosur,

i mungojnë të ëmblit krahë,

bota rreth e ka djallosur,

si unë….jetime kjo dynja.

Pres një përqafim të ëmbël,

ku ta marë e kush t’ma jap !

nënën e kam parë në ëndër,

s’pata fatë ta shoh të gjallë.

Babë goja s’më ka thënë,

nuk e di… në vall jeton !

jetimores më kanë lënë,

një të shtrenjtë medaljon.

Ç’është malli…. kush e njohu,?

ç’është dashuria vall,?

të kërkosh mes të pa njohurës,

nënën tënde dhe baban .

Bota qahet….qahet kot,

se kërkon ca lluks më shumë,

si ti them që është e plot,

si ta bind që s’është ai unë.

Lotët… kurr nuk i pranova,

ti kem shok për ngushëllim,

syve shpresën përqafova,

shpirtit…. të rëndin durim.

Ju të gjithë sot do festoni,

k’të ndërim viti në prag,

dhuratat do ti ndëroni,

duke pirë verë e shampanj.

Ndërsa unë.. heshtur do lutem,

të trokas kjo derë e mjerë,

pa toka gjithë le të tundet,

të shoh prindrit vec një herë.

Ah …..se dini c’do të thot,

të të mungoj një përqafim,

në mes keti dimri të ftohtë,

vec kjo dhurat akujt mi shkrin.

Bota…… vjenë era barotë,

bën spektakël e dëfrehet,

ndezë llambushka në ç’do odë,

me shampanjë e verë dëfrehet.

Unë me shpresën përqafuar,

nuk lë lotin tē më rrjedh,

jam e bindur do të kthehen,

dy prindritë e mi të shtrenjtë.

About Post Author