Elisabeta Gockaj :Arti i merimangës


Elisabeta Gockaj

Një merimangë donte që të bëhej artiste, ndaj filloj të endi natë e ditë rrjeta, derisa i zuri dhomës frymën . Më thuaj dhomë e dashur, jam apo nuk jam artiste. Dhoma që ishte mbytur nga fijet nuk mundi ti përgjigjej. E kuptoj heshjen tuaj. Me punën time ju kam lën pa fjalë, i përgjigjet heshtjes së dhomës, duke vazhduar të endte fije. Pas disa vitesh kthehet i zoti i shtëpisë, ai hap derën dhe filloj të pastroj fijet që kishin mbytur dhomën e së bashku me të dhe vetë merimangën.

About Post Author