Mbi bote atë dite do te kem humbur

Nëse ti futesh brenda syve te mi
Do shohësh se ç’pamje ka fytyra jote
Nëse buzëqesh ajo me jep te pi
Burimit ku rrjedh gëzimi i kësaj bote.
Nëse sytë do ti këtë mbytur mërzia
Ne detin e trishtimit do zhytem te te ngre
Veç te lutem përdori sytë e mi
Qe te dalim gjalle te dy ne tjetrin breg .
Pas malit Dielli përkohshëm rri i fshehur
Dhe Hëna përkohshëm qiellit humbet
Por kurrë s’harrojnë te shfaqen mes qiellit
E te shohin veten mbi te kthjellëtit liqene.
Ne se syve te mi sdo mundesh te depërtosh
Mbi bote atë dite do te kem humbur
Dhimbja do t’me treste ngadalë përmbi toke
Pa pasur nevojë për një shenje te qivuret.