Elisabeta Gockaj :Ngrohej nën rrezet e ëndrës së tij


Elisabeta Gockaj

Këpucet si bretkoca kishin hapur gojën !

E pinin etshëm rrugicës së trisht

Qielli derdhte mbi tokë mërzin e kohës

Djaloshin e lagnin thellë deri në shpirt.

Në shtëpin e fëmijes ku ditet kalonte

I ndrydhur i heshtur nuk kish pretendim

Hante ç’fardo tavolinës i shtronin

E ngrohej nën rrezet e ëndrës sē tij .

Një ditë ndoshta do të bëhej doktorë,

O…. një arkitekte i madh shtëpish

Ti ndërtonte botës një shtëpi të ngrohtë

E ta mjekonte atë pa i marë një dyshk .

Nën rrezet e ngrohta ku po ēndēronte

Karitasi nje pale këpuc të reja i fali,

Oh… të shihnit… sytë si i shëndrisnin

Lumturia qiellin e tyre kish përflakur.

Një shpirt nuk mer as gjë kur të iki

Një shpirt pasurohet kur dhuronë dashuri

Ndaj miq mos lakmoni tjetrin që ta vidhni

Dhuroni nē k’të jetë e s’do të njihni varfëri.

About Post Author