Elisabeta Gockaj:Do të doja


Do te doja

Do te doja.. t’ju dhuroja boten,

por ah..qe as’kush se di,

si bota ma vrau buzëqeshjen,

qe ne femëri.

Kur..si kisha katërmbëdhjetë,

Isha ende kërthi,

Me veshi, çizme llastiku,

Shpinës, me ngarkoj kalli.

Do te doja.. t’ju dhuroja boten,

Por ah.. qe as’kush se di,

Si bota me gjuhen e shpifjes,

Me vrau kërthi.

Barkun e zbrazet ma mbushi,

Me misër, si kaun për pendë,

Ne ëndrra me sillte te shihja,

Bukën e bardhe te sfungjertë.

Do te doja… t’ju dhuroja boten,

Por ah… kam frike, t’jua servir,

Mos ndoshta dhe juve si mua,

Te mister ju bën bukën e grunjtë