Elisabeta Gockaj:Gracka.


Elisabeta Gockaj

Gruri sapo ishte korrur, Keidi, Jahoni, Jorisi dhe Grisiani kishin shkuar për të ndihmuar fshatarët në mblidhjen e kallëzave. Keidi dhe Grisjani sapo panë disa turtuj që qëmtonin kokrat e grurit që binin në tokë, ju shmangën punës dhe nisën të thurrnin një grackë me kallëza. Pasi e mbaruan në portë i lidhën një fill të gjat duke pritur që ndonjë turtull tē hynte brenda. Kur ja, vërtet një turtull hyri në grackën e ndërtuar prej tyre. Ata tërhoqën fillin dhe dera u mbull. E kapëm…. e kapëm… filluan të bërtisnin e të hidheshin përpjetë nga gëzimi, Jahoni dhe Jorisi sapo degjuan britmat e tyre i lanë kallëzat dhe u afrua te Keidi dhe Grisjani. Kur panë turtullin e mbyllur në grackë ata u ligështua kaq shumë, saqë filluan tu rridhnin lotë e tu binin mbi faqe. Nuk ju vjen keq, shikojeni sa i vogël që është, shikojeni se si po dridhet e po ju lutet që ta lironi, ju thotë Jorisi. Mamaja e tij do të shqetësohet për vonesën. Ç’do të ndodhte me ne nëse në shtëpi nuk do të ktheheshim në orarë, prindrit tanë do të shqetesoheshin dhe do dilnin menjëher për të na kërkuar. Ai nuk ka forcë që ti shpëtoj këtij kafazi, e as gojë për të treguar dhimbjen e tij. Ju thot Jorisi me zërin e saj që i dridhej nga keqardhja. Keidën dhe Grisani e kuptuan që jeta e gjithkujt nuk është një lodër në duart e të tjerve, ajo është e liria e gjithë secilit për të jetuar në paqe është e shenjtë dhe e pa prekshme njësoj për të gjithë. Ata shkuan dhe liruan menjëherë zogun nga gracka që i kishin ndërtuar. Zogu u ulë për një çastë mbi supin e Jorisit, ai sikur kërkoj që ta falenderonte. Më pas fluturoj i lirë në qiellin e kaltër drejt folezës së tij, duke cicëruar e rrahur krahët i lumtur.

About Post Author