Kur mbi qytet të bjerë ylberi

Kur mbi qytetë të bjerë ylberi
Mbi hark të tij do të rrëshqas
Me mijëra puthje prej kurbeti
Ndan rrapit plak ku mbushnim shtëmbën
Me uji të ftohtë e të kristalt
E detit i dëgjonim këngën
Nëpër jehonë percjell me dallge.
Po vall ku do të mbështetet ?!
Ylberi me të shtatë ngjyrat !
Pasi u dërgj…. rrapi po tretet !
Burrimi rrjedh rrënjve të tija.
Ndan bregut ku klithin pulbardhat
Pas peshkarexhes për ushqim
Ku ndahet rërë e bardhë nga vala
Ky shpirtë kërkon te jetë I lirë .
Kur mbi qytet të bjerë ylberi
Do t’lamburis kjo natë e zezë
Puthjet e mallit do ti tresin
Mantelën e zezë qe mbanë vesh .
Do çel e bardha Margarit
Dhe nëse stinë e saj s’ka ardhë
Do shkrijnë akujt në Antraktid
Bota e fjetur do të jetë rringjall.
Kur mbi qytet të bjerë ylberi
Mbi të do rrëshqas shpirtin tim
Do të thith jodin tek prek bregun
Nën neonët e bardhë që ndrinë.
Kjo botë….. s’do t’ket ndryshuar
Veç pallatesh të lartë që ngre
Qyteti im është zbukuruar
Tek madherishëm ngrihet mbi re .
Kur mbi qytetë të bjeri ylberi
Me lotë malli pluhërin do të laj
Që të shkëlqej përjetë sa dielli
Ky diamantë që shpirtit mbaj .