Elisabeta Gockaj
Marsi i luleve

Marsi i luleve kjo stine
Plote Mimozës degët mbush
Parfumon gjithë kaltërsi
Ndaj u quajt simbol i gruas .
Nenës, me te shenjtës nene
Qe ne jete kurrë su kursye
U ngrite prej gjumit me hëne
E për gjumë e fundit bije.
Butësisht duke na puthur
Ballit gjithave një nga një
Pasi na hedh batanijen
Merë fanellën tek e le .
Force e saj e shkoqe natën
Dera drite buron si lume
Perëndimit edhe agut
Ajo nuk ve sy ne gjumë.
Kjo shenjtore qe s’kërkon
Jo shpërblime për pune te saj
Zemre tone e meriton
Qe te zërë vendin e pare .
Ndaj k’te dite mos u kurseni
Mbushjani duart plote për plote
Nëse doni ta shpërbleni
S’ka si një buqete e ngrohte .
Është e para dashuri
Qe c’dokush ka përqafuar.
Sapo ka hapur dy syte
Ne k’të jete te shenjtëruar.
Ne e pyesni… ju përgjigjet.
Pa mendua… menjëherë
Ç’është për ty nene pasuria ?
Jeta qe ne bote kam sjell.
S’ka thesar t’ju krahasoji
Nuk ka lodhje te me mund
Edhe vdekjen e sfidoj
Për t’ju pare juve te lumtur.
Kjo është nena ime.
Kjo është nena jote .
Kjo është mrekullia
E pare e kësaj bote .