Elisabeta Gockaj:Ruaje zemrën tënde bir!


Ruaje zemren tende bir

Nje djale i prap e i pa udhe,

Sillte tek nena vec shqetesime,

Nje dite thyeu shtemben ne udhe,

Qe per uje me te mos vinte.

Kthehet ne shtepi buzvarur

Thare prej etjes qe e kish mare

E ngre zerin perpara nenes

Sikur te ishte per faji te saj !

Ajo nje caste e veshtroj,

Sikure mos ta kishte njohur kurre

Me pas rrugen qetesishte vazhdoji,

I solli djalit nje gote me uje.

Nga sote ti mbece me shendet,

Rruget e jetes na u ndane,

Doktori nuk me dha me shpres,

Ndaj behu jetes nje djale i mbare.

Kjo zemra ime eshte ndare me thike,

Nga c’do shqetesim qe me ke sjell,

Eshte ndare ne cop eshte bere cik,

Nuk ka doktore me qe ta mbledh.

Djali nuk mundi qe ta besoje ,

Shtangu u zverdh si gjethe e thare

Prej dhimbjes lote nis ti burojne

E u pendua perpara saj.

Tashme eshte vone por jo per ty .

I thote nena duke buzeqeshur,

Ruaje zemren tende bir

Qe te me gjeshe kur te kem vdekur.

Elisabeta Gockaj

About Post Author