Elisabetta Gockaj-Atdheut


Elisabetta Gockaj

Atdheut

Dheu yt është qumshti i shpirtit,
Si qumshti i nënës për fëmijnë,
Aty ne gjirin tënd të ngrohtë,
Njoha cështë ndjenjë e dashuris.

Takova rrezen e parë të ngrohtë,
Zërin e ëmbël të bilbilit,
Freskinë e krojeve që gurgullojnë,
Aromën e limonit dhe të blirit.

Njoha krenarinë e maleve te larta,
Ngarkuar me dëborë e pa rënkim,
Lumenjtë gjarpërues në fushat e arta,
Duke u kthyer ne shtëpi me nxitim.

Natyren gjithmonë të buzëqeshur,
Në katër stinët e saj,
Bukurinë e maleve te heshtur,
Dhe kur shpinës dëborën dot s’mbajnë.

Aty ndërtova si dallandyshja folenë,
Me shumë mund por gjithë gezim,
Mes njerzve të dashur përher,
Takova dhe ndjeva lumturinë.

| Elisabeta Celaj Gockaj 

About Post Author