Elisabetta Gockaj
Betuar jam për Zot e dhe
O lartësi që prekë në re,
Mendjen… kujt do t’ja marësh !
Betuar jam për zot e dhe,
Të rroj… nën qiell të kaltër.
Nëpër dyzimet që ti më ngre,
Me mendjen e trazuar,.
Mos shpreso… të të vij atje,
Në çmenduritë e tua.
Më mjaftonë kjo hija ime,
Që bëj për ditë mbi dhe,
Sesa të bie prej lartësi,
Nga ku ti po më ngre.
Në ato skuta ku s’çelin lule,
Ku bari…. s’jeshilon,
Skllavëria veshur si nuse,
Kërkon t’më ulë në fron.
Mos më gjyko… jam mike mire,
Dua… që të shkëlqesh,
S’përdor zinxhirë skllavërish,
Të jap… zemër e bes.
Kur botën ta shikosh nga lart,
Veten… do ta harrosh,
E përkedhelur si yll i art,
Mbi botë do të ndriçosh.
Nëpër shkëlqime do të humbasësh,
Si djelli nëpër rreze,
Ndaj më beso më ndiq ç’do hap,
Të mos pendohesh netve.
Kur shtratit të të përkëdhel,
Si vashëza një vashë,
Që nuk mendon se bota qesh,
Dhe pse flen bashk ne shtrat.
Shembe… k’të botë mashkullore,
Dhe eja të të ngre,
Të jap kurorën mbreterore,
Gjithçka të jap për be.
Do jesh ndryshe nga gjithë bota,
Do shkelësh… mbi ç’do gjykim,
Në mëndje… do mbretëroje forca,
Besom ….pa një dyshim.
O lartësi që prekë ndër re,
Bujare e pa mas,
Unë jam betuar për zotë e dhe,
Hijen të kem për mas.
Nuk u krijova nga madhështia,
Dhe as nuk e kërkoj,
Me këtë fustan të kuq me vija,
Gjithë jetên do ta kaloj.
Në syt e dashuris që ndrinë,
Shpirtin ushqej ç’do ditë,
Zemrën me qumshtin e tij e rris,
Njësoje sikur fëmijnë.
Ndaj shtratin…ndaje me ndonjë tjetër,
Që mendjen… ta ket shterp,
Të mos mbarset e të mos pjell.
Një tjetër farëz të zez..
| Elisabeta Gockaj
