Elisabetta Gockaj-Brenda zemrës ti më ngroh


Elisabetta Gockaj

Brenda zemres ti me ngroh

Nenoke.. mos mu ligeshto,
Ne s’te erdha sic te thashe,
S’me dhan leje, eh kjo bote,
Lirin ta maska me pash.

Mbase.. s’ta kam then une kurre,
Sa te dua……… ti e di,
Te me falesh moj nenoke,
Qe s’te thash nje fjale te mire.

Gjoksit brenda me jane mbledhur,
Po me tresin pak nga pak,
Kur kujtoj rruget e tua,
Lote e vrere drejt burgut Spac.

Nenoke… mos mu ligeshto,
Dashuria s’matet me fjale,
Brenda zemres ti me ngroh,
Se je vete gjaku i saj.

| Elisabeta Gockaj 

About Post Author