Elisabetta Gockaj-Duke ju ngelur borxh ju kërkoj falje


Elisabetta Gockaj

Duke ju ngelur borxh ju kerkoj falje

Duhet te kishte shume kohe qe po priste ulur tek pragu, kete e kuptova nga shishja e ujit qe e kishte thare, floket e thinjur e te gjat i binin supeve . Te jepnin pershtypjen se ishin mbuluar nga pluhuri i nje rruge te gjate dhe te vetmuar, ndersa mjekra e pa ruajtur, si e nje njeriu te harruar rrugeve te kohes . Nuk po e njihja, ai ish mbledhur nen kapoten e vjeter sikurse breshka nen zhguall e po merte ato pak rreze dielli ne ate dite dhjetori nen strehen e parvazit ku ish duke pritur. Heshtjen e thyen nje macok gri me lara qe zbret pa pritur nga hardhia dhe ulet mbi preherin e te pa njohurit, ai nisi ta perkedhelte, nuk mund ta nderprisja ne ate moment nostalgjie dhe melankolie qe e kishte kapitur, pash ti derdheshin lote mbi buzeqeshjen e nje fytyre te venitur nga lodhja dhe mos ushqyerja. Nje cast ngela si hutaq, ngriva si nje cop akulli e nuk po levizja . Nderkoh macoku pa nje hardhuc dhe u shkeput prej preherit te tij si rrufeja. Ai ngriti koken , syt tane u perplasen sic mund te perplasen syt e dy te huajve qe nuk ju vjen ne ment as nje fjal e vetme, sikur te mos flisnim te njejten gjuhe., Ke prisni i thash dhe nderko po afrohesha te hapja deren , ai i hodhi nje shikim mallenjgjyes shtepis gati dridhej i teri, nuk mundi te pergjigjej , Une hapa deren dhe e ftova brenda. Duhet te jeni i uritur i thash, ne se deshiron mund te drekojme se bashku, sic e shihni jetoj vetem, prindrit kane pak koh qe jane ndare nga jeta. Nderko i pa njohuri ngrihet dhe nisi te pastronte fotografin e prinderve qe gjendej ende e varur mbi oxhakun e dhomes , duke u munduar te mi fshihte syte. Me falni mund te prezantoheni se nuk po kuptoj asgje, ju drejtova une. Ai me zuri ngrohtesishte per dore sikur donte te me falenderonte por fytin ja kishte zen nje lemsh qe pas pak e shkriu ne vaj . Pasi situata u qetesua me pyeti kush jeni ju ? Une u cudita nga pyetja e tij, nje i pa njohur qe une e ftoj ne shtepi dhe ne vend ta pyes une se cili eshte me pyet ai ! Jam Adem Grizhaj i them, djali i vetem i Aki e Feride Grizhaj 70 vjeç dhe i pa martuar, prindrit jane ndar nga jeta keto vitet e fundit, ata me kane treguar se me kan mare nga shtepia e femijes, pasi nje djal qe ju kishte dhene zoti ishte aratisur e nuk kishin mare me lajm prej tij, ndoshta ka vdekur, nuk e ka kaluar dote kufirin, ku i dihet fatit te tij . Ai u mallengjye perseri syte ju mbushen me lot. Ate caste nuk ngurova dhe ju drejtova. Po ju kush jeni ? Duket sikur me njihni ! Eh historia ime eshte e gjate gati rrengjethese , me mire te mos ju flas per te , kujtoj shume pak nga femijria ime shume pak , tashme gjithcka po e shoh si ne mjergull as veten nuk po e shquaj dot . shtepia juaj eshte e bukur, vet e keni ndertuar, ndryshoj ai bised ! Po se bashku me prindrit ata ishin njerez shume te dashur dhe shume fisnik u munduan ta shihnin jeten ne sy edhe pse njerzit ju qendronin larg dhe su afroheshin pas largimit apo arratis ta quajm te djalit te tyre .Nena kishte rruajtur nje foto dhe e mbante fshehtas ne gji, nje nate e degjoj tek fliste dhe si femi kureshtar ju afrova dhe hapa pak deren, ajo po fliste me fotografin e djalit te aratisur , sikur i lutej zotit ta mbante large rreziqeve dhe sa erdhi demokracia cdo dite sikur kishte nje shpres se ai do te kthehej, syt i mbante fiksuar tek dera, ejani tju tregoj dicka i thash dhe e shoqerova te dhoma e gjumit te prinderve ku ruaja cdo kujtim te tyre dhe midis tyre fotografin e djalit te tyre e kisha zmadhuar dhe jua kisha vendosur ne mur mbi koken e Krevati . Ai shtangu ! cfar nuk ju pelqen ? kjo eshte historia e tyre , meqe me pyetet se kush jap. Po ju kush jeni qe dukeni kaq i afert sikur te kishit lindur ne kete shtepi ? Askush, nje udhetar qe i ra rruga rastesisht dhe njoha nje njeri me zemer te madhe . Ai u largua duke me perqafuar ndoshta do te me njohesh nje dite. Pas nje jave me vjen nje leter. Shtepine ta gezoni ju meriton shume here me shume , jeta nuk blihet, nese do mundja do te kisha blere nje jete per prindrit e mi , per ata qe ju dhash kaq shume deshperim e dhimbje, ndersa ju u kujdeset duke ju dhene kaq dashuri. Une nuk jame i pasur por keto pak kursime qe kam vene gjat gjithe jetes sime si nje endacak jane nje dhurat simbolike, duke ju ngelur borxh ju kerkoj falje, ndoshta borxhin do ta shlyej ne ditet e gjykimit .Ju jeni i vetmi djale i ligjshem i familjes Grizhaj .Syte mu perloten e ne per mjergull pash per here te fundit fytyren e tij , keshtu perfundi tregimin Asllan Bazhaj teksa syt ishin perlotur e po pikonin mbi leter .

About Post Author