Elisabetta Gockaj-Hëna…


Elisabetta Gockaj

 

Hena kujteses rrezet derdh

Qytetit shpesh duke shëtitur,
Shikoj se ndoshta ty të shoh,
Por ti s’je më duke më pritur,
Në piktakimin strehzën ton.

Qytetit eci krejt hutuar,
Si mes një pylli që se njoh,
Rrugicat janë krejt të huaja,
Kur ty në to më nuk të shoh.

Ditën me shpresë e nis sërisht,
Dhe nisem shkoj në rrugë të vjetër,
Se ndoshta ti më bën surpriz,
Me pret aty si në kohë të vjetër.

Kur muzgu mbrëmjes vellon hedh,
Dhe yjet kanë qëndisur qiellin,
Hena kujtesës rrezet derdh,
Sperkat kujtimin tonë të vjeter.

Por ti nuk di në më mendon,
Nën rreze hëne a në terr,
Në ëndrat që të vijnë netëve,
Vall a të gjendem ndonjëher ?

| Elisabeta Gockaj |

About Post Author