” Elitat në drejtimin dhe zhvillimin e Shoqërisë “


Eduard Demo

Promovimi i individëve me virtyte dhe vlera të larta morale e qytetare është i domosdoshëm sot më shumë se kurrë. E për këtë, sensibilizimi i opinionit të gjërë deri më tani ka qënë i pamjaftueshëm herherë, i qëllimshëm i lënë në haresë. Shkaktari kryesor për qëndrimin indiferent që mbajnë qytetarët, në drejtimin dhe zhvillimin e qytetit mendoj se është korruptimi i vlerave. Për të gjitha problemet apo vështirësite që kemi, rëndom çdo ditë të gjithë ne ja vëmë fajin vetëm Klasës Politike të cilën kemi.Pa u menduar e jo më të thellohemi me përgjegjshmëri qytetare ,mendojmë se zgjidhja e vetme është zëvëndësimi i tyre duke haruar që ajo bëhet një herë në katër vjet.Të vetmet të cilat krijojnë vlera janë Elitat.Ky grup njerëzish të fuqishëm në shoqëri, me influenca në fusha të ndryshme të jetës, me inteligjencë të lakmueshme dhe pa kompleksitetin e trashëguar nga e kaluara është në gjëndje të bëjë zhvillim.Sot, politika punon për ti vënë në varësi Ato, pasi janë të pushtetshme ekonomikisht si dhe institucionalisht të pavarura, por janë njëkohësisht ‘rrezik’ për klasën politikeEshtë më se e ditur që këto 30 vjet ,përveç ndryshimeve nga regjimi totalitar në atë demokratik, kanë ndodhur edhe lëvizjet masive të popullsisë në drejtim të qytetit dhe emigracioni masiv të cilat kanë ndryshuar shoqërine. Këto kanë ndikuar rëndë duke bërë të mundur tronditjen e virtytit dhe bazës morale qytetare.Gjatë këtyre viteve rendja pas interesave materiale duke injoruar vitytet dhe vlerat morale dhe kërkesat për pasurim, me çfardo lloj mjeti apo mënyre, pothuaj është shndëruar në qëllimin kryesor të shtresave që drejtojnë qytetin. Ato janë sot të fuqishme ekonomikisht por edhe të mbështetura politikisht, sa përpjekja për tju kundërvënë është e vështirë , e nesër, do të jetë e pamundur.Të vetmit që mund të përballen me ta, janë individët me integritet moral të lartë ,të pavarur , sigurisht edhe ekonimikisht të fortë.” TRADITA , po TRASHËGIMIA SOT ?! “Qyteti ynë në 100 Vjeçarin e krijimit të shtetit Shqiptar ka treguar se ka në traditën e tij të nxjerë individë Elitar , në të gjithë aspektet e jetës shoqërore, kulturore , politike, kjo edhe në rafshin kombëtar. Shoqëria Vlonjate ka treguar vlera të larta morale dhe qytetare . Arsimimi i një pjese të madhe të saj në perëndim dhe krijimi i pavarësisë ekonomike nga ana e tyre, ishte mundësia që ju krijua qytetit për të nxjer personalitete të spikatura, jo vetëm në qytet , krahinë , Labëri por edhe në rafshin Kombëtar.Trashëgimia e Familjeve të Mëdha në qytet dhe kjo, sigurisht edhe para pushtimit të perandoris Osmane e në vazhdim , ishte një nga themelet e krijimit të shoqërisë qytetare Vlonjate. Krenaria për qytetin , i jepte asaj shoqërie, një ndjenjë më të madhe solidariteti, miqësie, bashkëpunimi për të gjithë, papërjashtim , si edhe për të gjitha shtresat , një vetpërgjegjsi akoma më të madhe në zhvillimin e qytetit. Vlora si porta më e afërt midis Perëndimit dhe Lindjes dhe si prezantimi i pare i të huajve me Shqipërinë, i bënte ata më të kujdeshëm , për të qenë dinjitoz, për tu treguar të tjerëve , sidomos të huajve vlerat , virtytin dhe vitalitetin e Shqiptarëve, qoftë edhe me vetmburje të përligjur .A mund të themi sot të njëjtën gjë ?

About Post Author