Elvira Zeneli-BUZË LIQENIT


Elvira Zeneli

BUZË LIQENIT

Muzgu i mbrëmjes e mbuloi vendin,

Hëna doli si një zonjë e rëndë

E hodhi shkëlqimin e saj mbi liqen,

Aty ku shelgu përkëdhelte valët e tij.

Ndërsa djali ledhatonte flokët e saj të hedhura mënjanë.

Pasqyrë e magjishme,

Ishte liqeni atë natë,

Heshtjen ia thyen me puthjet e tyre,

U zhytën në thellësi të tij,

Hëna dhe yjet i përqafuan,

Kur panë se pasqyra e liqenit shkëlqeu më shumë,

Nga zjarri i dashurisë së tyre.

Prandaj sa herë dua të flas,

Buzë liqenit shkoj,

Dialog me të bëj,

Bisedoj dhe me hënën e yjet.

Muzgu i mbrëmjes aty do më gjejë,

Aty ku lindi dashuria e vërtetë,

Aty ku hëna shkëlqen më shumë,

Aty ku shelgu ledhaton valët e tij,

Aty ku buzët e dashuruara puthen.

About Post Author