Elvira Zeneli-Dialog poetik


DIALOG POETIK

Malësore yll dhe dritë.

Siren deti do tē bējë,

M’i hodhe të gjitha magjitë,

Hajde vet,a t’vi të t’ gjej.

Hajt mor djalë i Labërisë,

Unë e di se s’mbyllet syri,

S’është fajtor ai kurrsesi,

Syri është unazë floriri.

Jo moj cuca e Malësisë,

Lëre djalin e Labërisë,

Ç’ke me të mos e cingris,

Është nur i bukurisë.

S’më kap dot ti mua penën,

Unë ia di hilenë hënës,

Ndaj dhe ia gjej melenën,

Se e ushqej me gjak të zemrës.

Kur unë ty ta kam marrë zemrën,

Lëri fjalët e mëdha,

Nuk po dua ta kap penën,

More djalë nuk është shaka.

Do të kap mori sorkadhe,

Do të shëtis bregut të detit,

Do të ushqej me thelpinj arre,

Tamam si çupën e mbretit.

U mundova të të iki,

Por më ndaloi dashuria,

Vajzë malësore lozonjare,

More djalë nga Labëria.

Do të puth por s’të mbys fare,

Se me duhesh sa të jem,

Unë në det e ti në male,

Ti shqiponjë e unë zgalem.

About Post Author