Elvira Zeneli-Fluturon shqiponja krenare


Fluturon shqiponja krenare

Shqipëri edhe Kosovë

Janë dy flatrat e Shqiponjës,

Nuk i ndan dot kurrkush

Nga ai trup i Mëmëzonjës!

Mëmëzonja Shqipëri

Nënëmadhja plot me halle,

Vajton dhe zoçka të tjera,

Ja rrëmbeu koha bastarde!

Fluturo shqiponjë krenare,

Mbi Kosovë e Çamëri,

Medvegjë, Bujanoc, Plavë e Guci,

Me Preshevë, Tuz e Gostivar,

Kudo ku ka rrënjë shqiptari!

Fluturo ç’do 28 Nëntor.

Fluturo, ndero gjakun e derdhur.

Fluturo, në Vlorë qēndro.

Aty ku rrënjēt janē hedhur.

About Post Author