
KUJTIMET NGA FLETËT E ZVERDHURA
Kësaj nate të gjatë dimri,
Ditarin e kujtimeve e shfletoj,
Sa dhimbje rrinë aty strukur,
Sa gëzime, mall dhe lot takoj.
Fletëve të zverdhura flatroj,
Si gjethet e fundit në pragdimri,
Kujtimet, kujtimet të zverdhura i shpaloj,
Të zbehta i marr përqafimit.
U ndamë nga njëri – tjetri atëherë,
Mes pika lotësh kristal,
Premtuam se pas shumë viteve do të takohemi,
Por fati na hodhi larg shumë larg.
Largësi e trishtë, e paparë,
Mbeti vetëm kujtim në ditar.