Elvira Zeneli-Kur malli udhëton në kujtime…


KUR MALLI UDHËTON NË KUJTIME…

Më merr malli të ulem në lulishten e gjimnazit,

Të mblidhemi si dikur,

Me bisedat tona të sinqerta,

E me ethet e testeve të vështira.

Më merr malli për atë gjimnaz të bukur,

Për mësuesit fisnikë e misionarë,

Për këshillat e tyre, e për orët letrare.

Më merr malli për aktivitet e ndryshme,

Për mbrëmjet e shpeshta që organizonim,

Për xhelozitë e bukura të djemve në vallëzime,

T’ja marrin damën kavalierit duke i lënë trënfafilin në dorë.

Më merr malli për thjeshtësinë dhe miqësinë,

Për sinqeritetin dhe mirësinë,

Për filmat që shikonim në kinema,

Për dashurinë e atyre viteve,

Kam shumë mall,

Eh.sa mall, mall’ i pa shuar!!.

About Post Author